“Burimi” është një nismë inovative që synon të sjellë në familjet tona një produkt të shëndetshëm, nëpërmjet ujit të filtruar. Qëllimi kryesor i kësaj nisme është përmirësimi i kushteve të jetesës, e veçanërisht ai i mbrotjes së shëndetit të kosumatorëve të ujit. Uji që shërben teknologjia “Burimi” është uji i qytetit tonë, që kalon nëpër tubacionet e qytetit; është Uji me Kilometra 0, që eviton ndotjen e ambientit që vjen nga prodhimi i shisheve plastike.Teknologjia e ujit “Burimi” konsiston në ndërtimin e impianteve, të cilat filtrojnë ujin e e pijshëm duke e kthyer atë në ujë të një cilesie më të lartë. Me fare pak monedha të cilat i vendosni brenda në impiant, ju mund përzgjidhni ujë mineral të shëndetshëm dhe të sigurtë ose ujë të gazuar. Ky model i shkëlqyeshëm, i implementuar për herë të parë në vendin tonë, sipas standarteve të Bashkimit Europian, tregon për përmirësimin e ujit të pijshëm, duke e kthyer atë në ujë të sigurtë për familjet tona. Tani e në vazhdim të gjithë konsumatorët mund të paguajnë më lirë dhe mund të pijnë ujë kualitativ.